Turqi, kapen 166 emigrantë gjatë tentativës për kalim ilegal në Greqi

Ekipet e Rojes bregdetare turke në Çesme, në perëndim të Turqisë, kanë kapur 166 emigrantë të cilët u përpoqën në mënyrë të paligjshme të kalojnë në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Emigrantët, ku 128 prej tyre ishin vendosur në dy gomone janë vërejtur në hapësirën detare Dalyan të cilët u zbuluan gjatë patrullës së rregullt të mëngjesit të rojës bregdetare.

Në afërsi të Dalyan u zbulua një gomone në të cilën ndodheshin 38 emigrantë të cilët ekipi i Rojes Bregdetare i nxorri në breg.

Emigrantët e kapur të cilët u përpoqën në mënyrë të paligjshme të kalojnë në ishullin grek Chios, ishin me origjinë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Kameruni, dhe do ti dorëzohen Zyrës për Migrim në Izmir.

Për shkak të rritjes së migrimit ilegal në periudhën e fundit, janë shtuar patrullat në Detin Egje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button