Hoxhaj: Autostrada Prishtinë – Nish ndër projektet më të rëndësishme rajonale

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, vazhdon axhendën e takimeve bilaterale dhe multilaterale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga MPJ bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i RCC – Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të rajonit, ku Republika e Kosovës është anëtare.

Hoxhaj tha se raportet e shumta politike mes vendeve të rajonit janë të ndërlidhura me bashkëpunimin në aspektin ekonomik dhe infrastrukturor.

“Ballkani dhe BE jetojnë në një kohë të pasigurtë dhe përtej reformave politike, ne duhet të kemi më shumë projekte në fushën e infrastukturës rrugore, të mordernizimit të shoqërive, të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Ne duhet të dijmë se as Kosova dhe as rajoni nuk mund të ketë rritje të shpejtë ekonomike, sepse tregjet janë të vogla, shoqëritë janë të fragmentarizuara dhe vendet janë në zhvillim e sipër. Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Ballkanit qendror është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish, cili ka një dimension politik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi”, tha ministri Hoxhaj.

Ai gjithashtu ka shtuar se integrimi i rajonit në aspektin energjetik varet nga marrëveshja e energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij “nuk është zbatuar fare në pesë vitet e fundit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button