Kerry: Duhet të vendosen kufizime për fluturimet në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se “Mund të kufizohet fluturimi i avionëve luftarakë të regjimit në rajonet ku ndodhet opozita legjitime”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se duhet të vendosen kufizime për fluturimet në Siri, Kerry tha se kjo do të pengojë që regjimi i Sirisë të sulmojë objektivat civile me arsyen se “po lufton me Frontin El Nusra”.

“Ne (në Siri) duhet të mundësojmë sa më parë që të ulen në tokë të gjithë mjetet ajrore që ndodhen në pika kritike dhe duhet të sigurojmë dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare”, ka theksuar në deklaratën e tij Kerry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button