Albin Kurti e quan teveqel Hashim Thaçin

Deputeti i Vetëvendosjes dhe ish –lideri i saj Albin Kurti, pas reagimit të kryetarit të vendit Hashim Thaçi, i cili deklaratën e Kurtit e ka cilësuar “qesharake e të rrezikshme”, presidentin e Kosovës e ka quajtur teveqel, transmeton Koha.net.

Në këtë ragim Kurti ka thënë:

“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!

Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit. Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button