Basha në mbledhje grupi: Nuk duhet të flasë vetëm Noka në Kuvend, përballje jo largim

Partia Demokratike mblodhi në mesditë grupin e saj parlamentar. Mes të tjerash, kreu i PD Lulzim Basha ka thënë se mazhoranca e ka prishur konsensusin për Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, largimi i opozitës nga Kuvendi nuk është i drejtë sepse duhet përballje. Kjo vjen një ditë para seancës parlamentare ditën e enjte.

Për debatin në Kuvend, mësohet të ketë thënë Basha, duhet një grup një qëndrim, jo të flasë vetëm Flamur Noka dhe Alban Zeneli.

Basha mësohet se ka theksuar edhe nevojën për finalizimin e punës për komisionin hetimor për emërimet në administratë.

“Duhet të mbyllet puna e komisioneve hetimore në Kuvend”, ka thënë lideri i demokratëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button