Ja sa është rroga mesatare në Maqedoni

Në korrik të këtij viti neto-rroga e paguar mesatare për të punësuar arrin 22.334 denarë dhe është për 2,2 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa 1,6 për qind e të punësuarve aspak nuk kanë marrë rrogë, transmeton MIA.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritja i referohet neto-rrogës së paguar mesatare mujore për të punësuar në sektorët Ndërtimtari për 9 për qind, Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 6,7 për qind dhe Informata dhe komunikime për 6,2 për qind.

Rritje të neto-rrogës së paguaj mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave prej 3,6 për qind, Industri përpunuese 3,4 dhe Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 1,8 për qind.

Ndërkaq, bruto-rroga mujore e paguar për të punësuar, në korrik të këtij viti është më e lartë për 2,2 për qind në krahasim me korrikun e vitit 2015.

Rritja është rezultat i bruto-rrogës mesatare mujore të paguar për të punësuar në sektorët Ndërtimtari për 9,1 për qind, Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 6,4 dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkatari 6,2 për qind.

Rritje e bruto-rrogës mesatare mujore të paguar për të punësuar , në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 3,4 për qind, Industri përpunuese 3,3 dhe Veprimtari administrative ndihmëse shërbyese 2 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button