Serie A mund të zvogëlohet në 18 skuadra

Në betejën për të konkurruar me Premier Leaguen dhe La Ligën, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio, dëshiron të reduktojë Serien A nga 20 në 18 skuadra.

Sipas Tavecchios, një lëvizje e tillë do të ngrinte në përgjithësi nivelin e ligës dhe do të ishte më atraktive për tifozët, pasi do të kishte ndeshje më të forta, shkruan Gazzetta dello Sport, transmeton “Koha Ditore”. Krahas reduktimit të skuadrave në elitën e futbollit italian, Tavecchio synon që reduktime të tilla të bëjë edhe në Serie B dhe Serie C.

Ai këtë planprogram katërvjeçar, do të paraqesë këtë fundjavë në mbledhjen që do ta mbajë me drejtuesit e tri ligave italiane, që llogariten edhe profesioniste.

“E kam parasysh se ekzistojnë problemet ekonomike dhe një reduktim të tillë nuk mund ta bëjmë gjatë këtij viti. Por, për të ardhmen mund të veprojmë për të mirën e futbollit italian”, është shprehur Tavecchio. “Me reduktimin e skuadrave në Serie A, do të mund t’i bënim konkurrencë Premier Leagues dhe La Ligas në të gjitha aspektet. Po ashtu, edhe numri i tifozëve do të ishte më i madh, pasi niveli i ligës do të ishte më i mirë për shkak se do të kishim më shumë ndeshje derbi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button