Nuk ekziston mashkulli i pa arritshëm: 5 truket kyçe që do t’ju ndihmojnë ta fitoni zemrën e çdokujt!

Secila femër, të paktën një herë në jetën e saj ka njohtuar mashkull i cili ka vepruar si i pa arritshëm, dhe mu për këtë arsye nuk ështl munduar ta bëjë për vete. Por, pas një kohe, mund të ndodhë që ai ta gjejë një vajzë e cila nuk është më e mirë se ajo, dhe ajo të fillojë ta pyesë veten e saj se ndoshta ka mundur të ketë gjasa po të kishte qëndrimin e duhur. Përderisa keni qenë në një situatë të tillë, atëherë hidhni një sy këtyre 5 mënyrave sipas së cilave mund edhe ju të “gjuani” meshkuj që në shikim të parë duket si shumë i mirë për të qenë i juaji…

1.Ndaloni së binduri veten tuaj se nuk mundeni

Pengesat e para paraqiten në kokën tuaj. Përderisa vetë bindeni se nuk mundeni ta bëni për vete, atëherë i tërë universi  do të mundohet t’ju tregojë se keni të drejtë. Por, nëse thoni se edhe përkrah çdo gjëje, përsëri keni gjasa, gjërat së shpejti do të marrin kahjen e duhur.

2.Mos bëni krahasime

Nëqoftëse me të vërtetë e pëlqeni, mos iu afroni menjëherë në mënyrë agresive. Filloni ta merrni vëmendjen e tij ngadalë, hap pas hapi, dhe në asnjë moment mos i blni shtypje. Jepuni gjërave kohë të bëhen vetë.

3.Jetojeni jetën tuaj

Mos u fokusoni pas tij dhe të harroni jetën tuaj. Përderisa jeni krejtësisht të fokusuara të fitoni zemrën e tij, ju mund edhe të dukeni si të dëshpëruara. Bëni çfarë të bëni, shoqërohuni me të tjerë, dilni me shoqet, bëhuni interesante për veten tuaj dhe në këtë mënyrë do t’i dukeni interesante edhe atij.

4.Dashurohuni në veten tuaj

Nëse nuk e doni veten tuaj dhe nuk e shfaqni këtë, si prisni që ai ta dijë se ju jeni e vlefshme për dashurinë e tij? Meshkujt shumë shpejt e ndjejnë vetëbesimin e femrave dhe gjithmonë i respektojnë më shumë ato që kanë qëndrim të fortë dhe të cilat mbështeten në veten e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button