Nadal dhe Farah akuzohen për doping

Grupi “Fancy Bear” i përbërë nga hakerë rusë, i njohur ndryshe edhe si “Tsar Team”, pas sulmit kibernetik ndaj të dhënave ku gjenden informacionet shëndetësore të sportistëve të Agjencisë Botërore Anti-doping (WADA), vazhdon të publikojë raportet shëndetësore të konfiskuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në listën e sportistëve për të cilët pretendohet se kanë përdorur doping gjenden 26 emra nga 10 shtete ndër të cilët edhe, teniseri spanjoll Rafael Nadal i cili ka 14 grand-slam kampionate dhe atleti nga Britania e Madhe, Mohamed Farah i cili është kampion botëror dhe olimpik në 5 mijë dhe 10 mijë metra.

Mes sportistëve tërheqin vëmendjen golfisti nga Britania e Madhe, Justin Rose i cili në Lojërat Olimpike Rio 2016 fitoi medalje ari dhe atletja britanike e lundrimit Helen Glover e cila dy herë u bë kampione në lojërat olimpike dhe tre herë në ato botërore.

Në raportet theksohet se sportistët të cilët pretendohen të kenë përdorur doping, materialet në fjalë i kanë përdorur për shkaqe shëndetësore.

Ndërsa në deklaratën në ueb faqen e WADA-s në lidhje me këtë çështje, thuhet se sulmet kibernetike ndaj të dhënave ku gjenden informacionet shëndetësore të sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe dokumentet e publikuara merren me seriozitet dhe se janë duke vazhduar punimet për të përfunduar problemin e sigurisë.

– Farah dhe Nadal janë akuzuar edhe më parë –

Pretendimet për doping në lidhje me britanikun Farah, për herë të parë dolën në pah vitin e kaluar. Trajnerët e sportistit 33 vjeçar, Alberto Salazar dhe Jama Aden kanë treguar se sportisti ka përdorur dy herë substanca të ndaluara për arsye shëndetësore dhe se kjo ishte e njohur nga zyrtarët. Ndërsa Farah ka thënë se ka përdorur substanca me arsyetimin për trajtimin e astmës.

– Numri i sportistëve u rrit në 66

Pas listës së fundit të publikuar nga ana e “Fancy Bear”, numri i sportistëve për të cilët pretendohet se kanë përdorur doping u rrit në 66.

Në listë më parë janë akuzuar tenistet me famë botërore nga SHBA-të motrat Serena dhe Venus Williams, Petra Kvitova e cila dy herë u bë kampione e Turneut të Tenisit Wimbledon, atletja amerikane në gjimnastikë Simone Biles, biçiklistët britanik Chris Froome dhe Bradley Wiggins.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button