Pas lajmit për divorcin, reagon Brad Pitt: Jam shumë i trishtuar…

Një nga martesat më të famshme të Hollywood-it ka marrë fund. Të gjitha mediat ndërkombëtare, gjatë gjithë ditës së sotme, kryeartikull kanë pasur pikërisht lajmin që Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë dhënë fund martesës së tyre. Sipas burimeve, kërkesa për divorc është bërë më 15 shtator, dy vjet e një ditë pasi dy aktorët e famshëm celebruan martesën.

Pas dokumenteve të dorëzuara nga Jolie dhe arsyeve “për diferenca të papërputhshme”, vjen edhe reagimi i aktorit. Në një deklaratë publike për CNN, Brad Pitt tha:  “Jam shumë i trishtuar për këtë, por ajo që ka më shumë rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve e fëmijëve tanë. I kërkoj shtypit me mirësi t’u japë hapësirën e duhur gjatë kësaj periudhe të vështirë.”

Në të njëjtën kohë, edhe menaxheri i aktores tha më herët në një tjetër deklaratë për E!News  se “Angelina do të bëjë gjithmonë më të mirën për të mbrojtur fëmijët e saj. Ajo dëshiron që të gjithë të kuptojnë nevojën e tyre për privatësi gjatë kësaj periudhe.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button