Zyrtare: Anglezët blejnë klubin shqiptar (FOTO)
Klubi i Elbasanit tashmë është zyrtarisht pronë e kompanisë angleze “Level Up Sa”. Para pak çastesh kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka firmosur kontratën për shitjen e aksioneve së bashku me përfaqësuesin e firmës angleze, Bradley Videgeon.
“Level Up Sa” është një kompani angleze e regjistruar në Zvicër e cila ka për synim të rikthejë Elbasanin në majat e futbollit shqiptar. Kjo kompani do të zotërojë 100% të aksioneve të klubit.
Më parë përfaqësuesi i saj kishte firmosur kontratën për blerjen e 46% të aksioneve që zotëronte ish-presidenti Arben Laze, ndërsa sot kanë përvetësuar edhe 54% të aksioneve që zotëronte Bashkia e Elbasanit.
Synimi i klubit këtë sezon është të sigurojë ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe për të arritur diçka të tillë është bërë një merkato mjaft cilësore.