Angelina e Brad duan edhe një fëmijë

Kanë tre fëmijë biologjikë dhe tre të tjerë të birësuar. Por aktorët Angelina Jolie dhe Brad Pitt, sipas medieve botërore, kanë vendosur që të adaptojnë edhe një fëmijë tjetër në Etiopi…

Edhe pse kanë gjashtë fëmijë, çifti i njohur Hoollyëood-ian Angelina Jolie dhe Brad Pitt sipas mediave të huaja e kanë në plan të birësojnë edhe një fëmijë.

Sipas magazinës ‘Grazie’ çiftit të njohur i ka rënë në sy një vajzë nga Jordani por për shkak të disa problemeve që kanë hasur për birësim ata i janë nisur Etiopisë nga edhe është me prejardhje vajza e tyre e madhe Zahara.

“Gjithmonë kanë dashur një vajzë me rrënjë afriko-koreane që Zahara të ketë një motër apo vëlla nga rrënjët e saj. Do të ishte ideale për ta një vajzë e moshës dy apo tre vjeçe” , ka thënë një burim i cili ka shpalosur se birësimi do të bëhet në muajin prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button