Nga karroca e invalidit në Seria A. Historia e lojtarit që përloti Italinë (Video)

Fabio Pisacane ka shpërthyer në lot pasi realizoi ëndrrën e tij duke luajtur në Serie A.

30-vjeçar, Fabio Pisacane, gjatë ditës së djeshme realizoi ëndrrën tij duke luajtur në Serie A.

Për të realizuar këtë ëndërr Pisacane ka kaluar nëpër shumë vështirësi.

Ai për disa muaj ka qenë i paralizuar dhe në gjendje kome për shkak të një sëmundjeje që e sulmon sistemin nervor.

Pas ndeshjes, kur Pisacane po merrej në pyetje nga gazetarët, nuk arriti të përmbahej nga emocionet dhe shpërtheu në lot teksa tregonte për sëmundjen që kishte pasur dhe ëndrrën që realizoi, transmeton Gazeta Express.

“Në mëngjes jam zgjuar prej gjumi dhe kam parë që nuk po mundem ta lëvizë dorën. kam pasur një sëmundje që e sulmon sistemin nervor dhe për shumë muaj kam qenë i paralizuar. Isha gjithashtu edhe në koma. Sidoqoftë, me ndihmën e zotit ia arrita ta mund sëmundjen dhe ta plotësojë ëndrrën tim”, ka deklaruar Pisacane.

Fabio Pisacane ka lënë prapa tashmë sëmundjen. Ai realizoi ëndrrën duke luajtur në Serie A. 30 vjeçari u paraqit nga fillimi për Cagliarin në fitoren prej 3:0 ndaj Atalantës së Etrit Berishës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button