Studim: të rinjtë gjithnjë e më të vetmuar, së shpejti shoqërimi do të paguhet me para!

Shkëncëtarët pohojnë se personat të moshës mes 18 dhe 34 vjeç më shpesh vuajnë nga vetmia se sa ata të moshës mbi 55 vjeç. Krahas kësaj, shkencëtarët theksojnë se në periudhën e ardhshme do të mund të fitohet në vetminë e të tjerëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit thonë se vetmia në mesin e të rinjve për çdo ditë e më shumë po rritet.

Në bazë të një studimi, tek të rinjtë e moshës mes 18 dhe 34 vjeç mund të ndodhë që së shpejti të paguajnë persona tjerë për ti shoqëruar në shëtitje dhe darka, dhe kjo sipas tyre mund të shndërrohet në një trend normal.

Mediat botërore javën e kaluar publikuan rrëfimin e Chuck McCarthy nga Los Angeles i cili fiton para duke u bërë shoqëri njerëzve gjatë shopingut ose kur dalin për vrapim.

Nga shkaku i numrit në rritje të “klientëve të vetmuar”, McCarthy ka punësuar pesë ndihmës të cilët i angazhon për të shoqëruar njerëzit gjatë shëtitjeve, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”.

Në studimin e njëjtë të Universitetit të Harvardit thuhet se vetmia në mesin e të rinjve është po aq vdekjeprurëse siç është konsumimi i duhanit.

Vetmia gjithashtu shton rrezikun nga sulmi në tru.

Shkencëtarët alaramojnë për faktin se të rinjtë më shumë preferojnë vetminë se sa shoqërimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button