BPRM do të promovojë dy filma informativ­edukativ

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë sot do të promovojë dy filma informativ­edukativ ­ “Banka popullore ­ 70 vite në shërbim të shoqërisë së Maqedonisë”, dhe “Njiheni bankën qendrore”, njofton MIA.

Përpunimi i këtyre dy filmave është në kuadër të aktiviteteve që Banka popullore i ndërmerr për shënimin e jubileut të rëndësishëm ­ 70 vite aktivitete qendrore­bankare në Republikën e Maqedonisë. Shënimi i jubileut zhvillohet gjatë tërë vitit, nën moton “Njiheni bankën qendrore” dhe ka për qëllim ta afrojë Bankën popullore drejt opinionit më të gjerë dhe ta avancojë informimin e qytetarëve për domenin e veprimit të institucionit, rolin e saj dhe rëndësinë në ekonominë vendore.

Në atë kontekst është edhe përpunimi i këtyre dy filmave, me të cilët Banka popullore jep kontribut të rëndësishëm drejt avancimit të mëtutjeshëm të nivelit të edukimit financiar në vend. Siç kumtoi BPRM, me këtë hap, Banka popullore bëhet pjesë e familjes së madhe të bankave bashkëkohore qendrore të cilat në zbatimin e funksionit të vet edukativ, në amsë të madhe, mbështeten në përpunimin e videomaterialeve edukative

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button