Skopje cinema city në Kinotekën e Maqedonisë

­ Në Kinotekën e Maqedonisë në fillim të muajit të ardhshëm do të organizohet edicioni i dytë i festivalit të filmit për filma dokumentar muzikor Skopje cinema city. Në katër ditët e festivalit, mysafirët do të mund të ndjekin shumë filma muzikorë prej zhanreve dhe produksioneve të ndryshme.

Festivali do të fillojë me përqendrim te Leonard Koen dhe do të hapet me filmin “Unë jam njeriu yt ­ Leonard Koen” e regjisores Lian Lunsion. Në festival do të shfaqen filma të shumtë nga produksioni i BBC, ndërsa në program do të gjenden edhe filma vendorë.

Në suaza të festivalit do të promovohet edhe libri me intervista muzikore i organizatorit të festivalit Nenad Georgievski, i cili do të publikohet nga botuesi Polica. Libri do të përmbajë 40 intervista me muzikantë të huaj si Pet Metini, Djevid Silvijan, Piter Huk dhe muzikantë vendor si Vlatko Stefanovski, Kiril Xhajkovski, Xhijan Emin dhe Lubojna. Skopje sinema siti është festival i filmit për filma dokumentarë muzikorë, i themeluar në vitin 2014 dhe paraqet platformë multimediale, e cila bashkon gjithçka në temë muzikë, nga filmat dokumentarë, ekspozita, e deri në promovime të librave dhe ligjërata.

Vitin e kaluar festivali u përqendrua në ekspozimin e fotografive nga David Bonjie të fotografit britanik me renome Brajan Rashiq së bashku me filmat për Bonjie. Në program kishte edhe shumë filma edhe nga produksioni vendor dhe i huaj dhe mysafirë nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button