Tifozët ia dëmtuan makinën, reagon Lenjani
Futbollisti ka premtuar përkushtim maksimal për klubin, për t’i bindur tifozët se kalimi te Nanta kishte qenë zgjidhje e përkohshme.
“Të dashur tifozë të Stad Ren
Në javët e fundit janë shkruar shumë gjëra për mua dhe reagimet kanë pasur shumë ndikim te unë. Unë ndjehem mirë te Ren dhe do të bëj maksimumin për ekipin. Unë dua të vazhdoj të qëndroj në Bretanjë ku në fillim gjërat nuk ishin të thjeshta. Ndodhi një dëmtim që më la jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë kohe. Mundësia për të luajtur te Ren ishte e komplikuar.
Mua m’u dha mundësia të qëndroja në Ligën 1 nga Nanta. Kjo më mundësoi që të kisha më shumë minuta aktivizimi, të përjetoja eksperiencën e Europianit dhe të kthehesha në Bretanjë. Unë ndjehem mirë fizikisht dhe dua të jap gjithçka për klubin tim, për tifozët.
Ermir Lenjani”.