Këshilli i Evropës apel Hungarisë që të ndalojë “izolimin e fëmijëve romë”

Ekspertët për mbrojtjen e pakicave nacionale në Evropë i bënë thirrje Hungarisë që të ndalojë “veçimin dashamirës” të fëmijëve romë në shkollat e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin më të ri të Këshillit të Evropës i cili rregullon standardet juridike dhe të drejtat e njeriut në Evropë, theksohet se Hungaria zbaton mësim në të cilin fëmijët romë ndahen nga të tjerët. Siç theksohet, ndarja e fëmijëve romë në programin shkollor është “joefikas dhe diskriminues”.

Ndryshe, romët përbëjnë tetë për qind të popullatës së përgjithshme hungareze prej 10 milionë. Këshilli i Evropës në raportin në fjalë kujton edhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, retorikën e të cilit ndaj refugjatëve dhe azilantëve e quan “ksenofobike dhe jotolerante”.

Orban gjatë muajve të kaluar disa herë deklaroi se Hungaria nuk do të pranojë refugjatë. Ai i quajti “kërcënim të madh për Evropën” dhe theksoi se “vala e refugjatëve kërcënon rrënjët e krishtera evropiane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button