Rouhani: Irani mbështet çdo lëvizje për stabilizimin e tregut të naftës

Irani përkrah secilën lëvizje për stabilizim të tregut dhe përmirësimin në çmimet e naftës të bazuara në drejtësi, korrektësi dhe zbatim të kuotave të barabarta për shtetet prodhuese, deklaroi të dielën presidenti i Iranit, Hassan Rouhani.

Në prag të takimit të ardhshëm të shteteve të OPEC-ut dhe atyre të jo-OPEC-ut në Algjeri, Rouhani tha se paqëndrueshmëria dhe çmimet në rënie të naftës janë të dëmshme për të gjitha vendet, sidomos për prodhuesit e naftës, thonë nga Shana që është rrjeti informativ i Iranit për Energji.

“Teherani mirëpret çdo veprim që synon stabilitetin e tregut dhe përmirësimin e çmimeve të naftës në bazë të drejtësisë, korrektësisë dhe kuotave korrekte për të gjithë prodhuesit e naftës”, tha Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani.

Takimi joformal i shteteve anëtare të OPEC-ut është caktuar të mbahet në margjinat e Forumit të 15-të Ndërkombëtarë për Energjetikë i cili do të mbahet mes datave 26 – 28 të këtij muaji në Algjeri.

Para takimit në Algjeri, sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Mohammad Sanusi Barkindo vizitoi Teheranin ku u takua me ministrin për Naftë, Bijan Zangeneh me të cilin diskutoi për tregun e naftës dhe planin eventual për ngrirje të prodhimtarisë.

Irani që është prodhuesi i tretë më i madh i OPEC-ut, aktualisht prodhon 3.8 milionë fuçi naftë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button