Në ishujt grek, mbi 300 emigrantë të rinj

Në 48 orët e fundit në ishujt në pjesën veriore të Detit Egje arritën gjithsejt 308 migrantë dhe refugjatë, shkruan A1on, transmeton Portalb.

Saktësisht, 93 refugjatë arritën në Lezbos, në Hios 155 dhe 60 në Samos.

Sipas policisë greke, 5 264 migrantë dhe refugjatë janë ngujuar në lezbos, 3 700 në Hios dje 1 166 në Samos.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve të cilët janë ngujuar në ishujt në pjesën veriore të Detit Egje për herë të parë pas disa muajve, e tejkaloi shifrën prej 10 000 njerëzve. Në tërë territorin grek sot ka 60 352 migrantë dhe refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button