Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë nga UNFPA, Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe INDEX Kosova, ka rezultuar me një disproporcion në numrin e vajzave dhe djemve të lindur, duke indikuar se në Kosovë kryhen aborte selektive, shkruan REL.

Kështu ka thënë Visare Mujku Nimani, udhëheqëse e këtij hulumtimi të UNFPA-së në Kosovë.

Sipas saj, në bazë të regjistrimit të popullsisë dhe hulumtimit, del se raporti gjinor në mes vajzave dhe djemve që normalisht është 105 djem për 100 vajza të lindura, në Kosovë është 112 djem për 100 vajza të lindura.

“Në hulumtimin që ne kemi bërë, është parë kronologjikisht diskrepancë mes vajzave dhe djemve në Kosovë, që ndikon që kemi preference më shumë ndaj djemve, e që nënkupton se ka aborte selektive në Kosovë. Edhe vendet e Ballkanit, por edhe Kaukazi, Armenia. Gjeorgjia etj, kanë diskrepancë gjinore, por Kosova, në krahasim me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, prin në këtë aspekt”, ka thënë Mujku.

Në këtë studim, në mesin e shumë vendeve tjera është përfshirë edhe Shqipëria, dhe Mali i Zi, ku thuhet se këto vende kanë arritur nivelin 110-111 djem në 100 vajza.

Ndryshe, Kosova ka në fuqi Ligjin për abortin, i cili parasheh që pas javës së 10, aborti mund të kryhet vetëm në raste specifike, por assesi për përzgjedhje të gjinisë.

Por, në Klinikën gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtoresha Myrvete Paçarada i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit 2015, në këtë institucion kanë lindur 4,817 djem, ndërsa 4,227 kanë qenë vajza.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button