Menaxhmenti i UP–së kërkon kthimin e pronës së kampusit universitar

Përmes një kumtese për media, Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar kthimin e pronës në kampusin universitar dhe njëkohësisht ka shfaqur brengosje për zhvillimet rreth objektit të ndërtuar pa leje.

“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, respektivisht gjithë profesorët dhe studentët e tij, janë të brengosur dhe po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth objektit të Kishës Ortodokse të ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës”– thuhet në kumtesë, “Është botërisht i ditur procesi i ndërtimit të këtij objekti në pronën tonë, sikundër që edhe baza juridike e këtij ndërtimi e ofruar nga një pushtet që për dekada promovoj dhe ushtroj dhunën dhe terrorin. Sidoqoftë, neve shpresojmë që institucionet tona, përmes rrugëve politike dhe juridike, do qartësojnë situatën duke na kthyer pronën mbrapa, në mënyrë që neve bashkë me studentët të vazhdojmë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë. Ky qëndrim në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si interferim në kontekst të lirive fetare dhe respektit të komuniteteve në Kosovë, të cilat duhet te mbrohen dhe respektohen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button