Pjesë të Shkupit nesër pa rrymë

Prej orës 8:00 deri në orën 14:30 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Frenklin Ruzvelt” numrat 1, 3 dhe 5, objektet prapa hotelit “Beton”, hoteli “Beton”, rruga “Mile Pop Jordanov” numrat 28, 30, 32, 34, 36 dhe 38 dhe shfrytëzuesit nga rruga “Vasill Gjorgov” numrat 26, 28, 30, 32, 34 dhe 57 në komunën Karposh.

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Hristo Tatarçev” nënrruga nr. 26, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 12:00 një pjesë e konsumatorëve nga rrugët “Naum Ohridski”, “474” dhe shfrytëzuesit nga “Tome Arsovski” në Kisella Vodë.

Në periudhën kohore prej orës 9 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Orizarë, lagjja Golievë njënrrugët 2 dhe 3 në komunën Butel. Prej orës 12 deri në orën 13:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga lagjja Lisiçe e Epërme, pjesa pas shkollës “Goce Dellçev” në komunën Aerodrom.

Siç informoi RQMK – Shkup, ndërprerjet bëhen për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button