Ekspertët botërorë parashohin çmimi i naftës të jetë nën 60 dollarë vitin e ardhshëm

Sipas hulumtimit të Blumbergut, rezultatet e së cilët janë prezentuar në Konferencën Aziatiko-pacifike për naftë, 14 prej 15 tregtarëve të mëdhenj me naftë parashohin se çmimi do të lëvizë prej 40 deri në 60 dollarë për një barel vitin e ardhshëm.

“Problem është që kur çmimet rriten shpejtë amerikanët prodhojnë më shumë naftë, çmimi lëvizë midis 40 dhe 50 dollarë, ndërsa maksimalisht 55 dollarë për një barel”, deklaroi Arzu Azimov.

Analistët është dashur që përsëri t’i rishikojnë pritjet e tyre. Tregtarët me naftë, të cilët i ka intervistuar Blumberg, kanë deklaruar se çmimet janë rritur shumë në fillim të këtij viti, por se Irani, Arabia Saudite madje edhe SHBA-ja, kanë befasuar me prodhimin e rritur, duke e anuluar ribalancin e pashmngshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button