Njëzet e një komuna do të përfitojnë gjinekolog amë

­ Shteti me 30 gjinekologë të rinj, të cilët do të specializojnë të bashkëfinancuar nga Qeveria, do ta zgjidhë problemin me mungesën e gjinekologëve në vend.

Disa komuna si Buteli, Shuto Orizara, Haraçina, Bogovina, Bërvenica, Vrapçishta, Jegunoca, Likova, Tearca dhe Dmeir Kapia për herët ë parë do të pajisen me gjinekolog amë. Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov në konferencë për shtyp, ku informoi se në konkursin e tretë të shpallur për specializime të bashkëfinancuara ka përfunduar procedura për selektim dhe zgjedhje të kandidatëve në gjinekologji dhe akusheri për gjinekologë amë për gjithsejt 21 komuna dhe katër fizikanë të diplomuar për katër ente publike shëdnetësore për specializim nga sfera e fizikës mjekësore bërthamore.

Siç sqaroi, me këtë përforcohet kuadri i gjinekologëve amë në komunën Aerodrom, e cila do të fitojë katër gjinekologë të rinj amë, Gazi baba tre, Buteli,l Shuto Orizara, Karposhi dhe Kisella Voda nga dy dhe Haraçina, Manastiri, Bogovina, Bërvenica, Velesi, Vrapçishta, Gostivari, Demir Kapia, Zhelina, Jegunoca, Likova, prilepi, Saraji, Tearca dhe Çairi nga një gjinekolog amë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button