Diplomatët shqiptarë peng të Ivanovit

Për të disatin vit me radhë, një numër i madh i përfaqësive diplomatike të Maqedonisë në botë vazhdojnë të jenë pa ambasador.

Bëhet fjalë për vendet e Evropës si Norvegjia, Polonia, Franca, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, Zvicra, Spanja, Katari dhe Republika Popullore e Kinës. Pa konsull është edhe konsullata në Gjermani. Këto përfaqësi diplomatike që aktualisht janë në duart e ushtruesve të detyrës, nga ndarja jozrytare e kulaçit mes partive të pushtetit, ju takojnë diplomatëve shqiptar. Mospërzgjedhja e tyre, është shkak i mos-njohjes së presidentit Ivanov nga ana e BDI-së.

Ish ambasadori, Nano Ruzhin, thotë se kjo gjendje e diplomacisë së vendit, krijon imazh të keq për vendin, në misionet diplomatike në botë, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button