Lajm i keq, njerëzit me flokë të kuqrremta duken më të vjetër sesa janë

Lajm i keq për njerëzit me flokë të kuqrremta: sipas shkencës, mund të dukeni më të vjetër se sa kolegët tuaj bjondë dhe zeshkanë, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk

Sipas një studimit të ri, gjeni që më së shpeshti shkakton që njerëzit të kenë flokë të kuqe mund të ndikojë në atë se sa të rinj duken ata. Studimi i kryer nga shkencëtarët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Erasmus në Holandë dhe Unilever, ka zbuluar se njerëzit me gjen MC1R, e cila mbron lëkurën nga rrezet UV, ndikon në pigmentim e saj dhe zakonisht bën të dukeni 2 vjet më i vjetër se sa në fakt jeni.

Rezultatet u arritën pas krahasimit të 2,693 fotografive të evropianëve pa grim, se sa të rinj duken e sa të rinj janë në të vërtetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button