Shqipëri, arrestohet dhe sërish lirohet gazetari Artan Hoxha

Gazetari investigativ i “News 24”, Artan Hoxha, është marrë dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi u akuzua nga kjo e fundit për publikimin e materialeve sekrete hetimore për sa i përket çështjes së avionit që u ul në Ishëm dhe që u kthye në debat midis të majtëve dhe të djathtëve edhe në parlament.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se piloti italian Guido Andrea Guidi e ka pranuar që ka ardhur për të testuar pistën për të ulur më pas 200 kg hashash. Kjo ka qenë deklarata që e ka bërë gazetarin të shkojë në dyert e prokurorisë.

Në procesverbalin e prokurorisë thuhet se Artan Hoxhës i janë sekuestruar të dy aparatet celularë dhe kartat e telefonit. Menjëherë do të nisin dhe hetimet bazuar në to.

I ftuari në panelin e emisionit Opnion mbrëmë, Hoxha, foli për ekzekutimin e informatorit të tij në Koshnicë të Devollit dhe për avionin e rrëzuar në Durrës.

Ai deklaroi se kishte informacione se piloti italian kishte pranuar se po transportonte rreth 200 kg kanabis drejt vendit tonë.

Menjëherë pas përfundimit të emisionit, gazetari investigativ është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button