Aksident në Kumanovë, lëndohet rëndë çiklisti pesë- vjeçar

Para hyrjes së Universitetit të Tetovës në Kumanovë, dje në ora 16:30 ka ndodhur një aksident në të cilin Z.A. (1992) nga fshati Sllupçan, i Komunës së Likovë, me veturë “BMW” goditi një çiklist pesë- vjeçar nga Kumanova.

Në aksident çiklisti pësoi lëndime të rënda trupore dhe pas trajtimit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup.

Ekipi i SPB Kumanovë ka kryer kqyerje në vend-ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button