Ja pse anulohet seanca gjyqësore për rastin “Puç”, Janeva e pakënaqur me vendimin

Në Gjykatën Penale sot është anuluar seanca gjyqësore për rastin “Puç”, ku në mesin e të akuzuarve janë edhe lideri i LSDM-së dhe ish drejtorit i DSK-së, Zoran Verushevski, transmeton Portalb.

Nga gjykata informojnë se gjykimi anulohet për shkak të mungesës së një gjykatësi porotë. Në seancë u paraqitën Zaev dhe Verushevski në shoqërim të avokatëve.

“Kjo që ndodhi sot në gjykatë është turp. Si pretekst për anulimin merret mungesa e një gjykatësi porotë, edhe pse ligjërisht i njëjti mund të zëvendësohet. Në fakt, arsyeja kryesore për anulimin është mosprezenca e dëshmitarit Nikolla Gruevski, të cilin gjykata nuk e ka ftuar. Sot edhe një herë u vërtetua se gjykata është e instrumentalizuar dhe nën kontrollin e politikës”, deklaroi Zaev.

Për anulimin e seancës ka reaguar edhe prokurorja speciale Katica Janeva.

“Gjykata nuk e ka ftuar dëshmitarin Nikolla Gruevski, sepse ka konsideruar se në këtë seancë gjyqësore nuk ka nevojë për prezencë të dëshmitarit”, tha Janeva.

Sipas saj, periudha prej 1 muaj e gjysmë, për kur është caktuar seanca e radhës, është shumë e gjatë dhe nuk është në rregull për këtë lëndë të rëndësishme ta anulohet për aq shumë kohë.

Të akuzuarit në rastin “Puç” akuzohen për veprat spiunazhë dhe dhunim ndaj përfaqësuesve të lartë të organeve shtetërore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button