Gjyqtarët e Speciales nuk do të betohen para Hashim Thaçit

Kryeprokurori i emëruar i Gjykata Speciale për Kosovën, David Schwendiman sot në Hagë ka mbajtur në konferencë shtypi.

Në këtë konferencë ai është pyetur se a do të betohen gjyqtarët e Speciales para presidentit të Kosovës, pasi është gjykatë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas korrespodentit të Kohës Ditore, Agustin Palokaj, Schwendiman ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Përderisa në shumë pyetje ai ka thënë se duhet të drejtohemi te ligji i kaluar në Kuvendin e Kosovës, por për betim para presidentit ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë ngaqë është gjykatë speciale”, ka thën Paloka.

Kjo gjykatë ka marrë fillin e formimit pas raportit të Dick Martyt, që lakon edhe emrin e presidentit Thaçi, për krime lufte në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button