Dritë jeshile për ndërtimin e centralit bërthamor në Britani

Qeveria britanike ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e centralit bërthamor të planifikuar të themelohet në Hinkley Point në veri të vendit, raporton Anadolu Agency.

Faza e nënshkrimit të marrëveshjes për centralin e parë bërthamor i cili do të ndërtohet në Britani pas 20 vitesh, ishte shtyrë në muajin korrik për në vjeshtë me vendimin që qeveria britanike e kishte marrë në momentin e fundit.

Sekretari Britanik i Shtetit për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale Greg Clark, në deklaratën në lidhje me temën në fjalë, theksoi se qeveria i ka shqyrtuar mirë planet para ofrimit të mbështetjes dhe se kjo është një praktikë korrekte.

Në lidhje me projektin financimi i të cilit do të mundësohet nga Franca dhe Kina, Clark tha se “Pas shqyrtimit të hollësishëm të propozimit për centralin në Hinkley Point, do të një sërë masash për rritjen e sigurisë dhe do të sigurohemi që Hinkley të mos ia kalojë atë tjetër kujt pa miratim nga qeveria.”

Duke bërë të ditur se në të ardhmen do të zbatohet një kornizë e re ligjore në lidhje me investimet e huaja në infrastrukturën kritike, Clark tha se “Pas Hinkleyt, qeveria britanike do të ketë pjesë të veçantë në të gjitha projektet e reja bërthamore që do të ndërtohen në të ardhmen. Kjo do të sigurojë që aksionet e rëndësishme të mos shiten pa miratim apo informim të qeverisë.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve prej 18 miliardë dollarëve do ta sigurojë firma franceze e energjetikës EDF, ndërkohë që Kina si partner i projektit do të merr pjesë me 33,5 përqind.

Pas përfundimit të në vitin 2025, parashihet që centrali bërthamor “Hinkley Point C” të përmbush afërisht shtatë përqindëshin e nevojave energjetike të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button