Janeva e gatshme ta prezantojë raportin para Kuvendit dhe Këshillit të prokurorëve

Prokurorja speciale Katica Janeva sot në konferencë për shtyp informoi se është përpiluar raporti i dytë gjashtëmujor për punën e PSP-së dhe shprehi gatishmëri që prej 19 deri 30 shtator ta prezantojë në Kuvend dhe para Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë.

Janeva theksoi se PSP do të vazhdojë me punën e saj me qëllim që qytetarët e RM-së ta kuptojnë të vërtetën për atë kush dhe në cilën mënyrë në periudhën nga vitit 2008 deri në vitin 2015 ka kryer vepër penale lidhur dhe e cila del nga përmbajtja e ndjekjes kundërligjore të komunikimeve, kush është pasuruar në llogari të qytetarëve të RM-së dhe kjo pasuri, tha, do të kthehet në Buxhetin e RM-së dhe të shfrytëzohet në mënyrë adekuate.

Më me rëndësi se të gjitha, theksoi Janeva, është që PSP në mënyrë ligjore të konfirmojë kush ka bërë përgjimin në RM në periudhën kohore nga viti 2008 deri në vitin 2015 dhe me çfarë qëllimi.

Apeloi që Parlamenti t’i miratojë ndryshimet nga ana e saj të propozuara të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve që të mund PSP të hyjë në thelbin e lëndës siç janë “Martin Neshkovski”, “Monstra” dhe “Sopoti”.

Në raportin e PSP-së mes tjerash qëndron se janë realizuar 28,75 për qind nga buxheti i kësaj Prokurorie Publike për vitin 2016, e posaçërisht për të cekur janë, qëndron, katër hetimet e hapura kundër 40 personave dhe dy propozimet e parashtruara kundër gjithsej 21 personave, si dhe veprimet e shumta të ndërmarra.

Pas përfundimit të procedurave për punësim me rrugë të shpalljes publike, në periudhën e raportimit, gjegjësisht nga 1 prilli i këtij vitit, thuhet në raport, janë pranuar gjithsej 34 persona, që përfshijnë persona të cilët kryejnë punë ndihmëse dhe teknike. Nga 1 prilli i vitit 2016 me Kontratë në vepër janë angazhuar tre persona të cilët janë të nevojshëm për funksionim të papenguar të Prokurorisë Publike. Ekipi i përmendur i kësaj Prokurorie Publike, përfshirë edhe ekipin e prokurorëve dhe hetuesve, për momentin numëron 74 persona.

Në raport theksohet se gjatë zhvendosjes së kësaj Prokurorie Publike në selinë e vendosur në rr “Franklin Ruzvelt” nr 34 nga hapësirat e përkohshme janë transferuar 30 metra kub material dëshmues.

Janë parashtruar gjithsej 901 kërkesa në pajtim me ligjin 287 për procedurë penale, 36 urdhëra sipas nenit 284 nga Ligjit për Procedurë penale, janë përpiluar gjithsej 324 procesverbale për marrjen në pyetje të personave, prej të cilëve 264 për marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe 60 për persona të dyshuar, dy propozime për marrjen e lëndëve, 27 kërkesa për mbrojtjen  e ligjshmërisë dhe janë parashtruar gjashtë lutje për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button