Për emigrantët, Serbia merr mbi 700 mijë euro

Serbia do të marrë 755 mijë euro për refugjatët dhe migrantët në këtë vend pas nënshkrimit të një marrëveshjeje, në Paris, për ndarjen e granteve në mes të Serbisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Ujdia u nënshkrua gjatë një takimi të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me Drejtorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Rolf Wenzel.

Kjo është vazhdimësi e ndihmës prej 2.5 milionë euro që  Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës e ka zbatuar  tashmë si dhe është bërë ndarja e granteve të reja të Qeverisë serbe, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button