Shkup, nga 21 deri më 27 shtator fillon Festivali ndërkombëtar i teatrove

Nga data 21 deri më 27 shtator të gjithë adhuruesit e artit teatror do të kenë mundësi të ndjekin programin e 41-të të edicionit të festivalit “Teatri i Ri i Hapur” (TRH), organizuar nga Qendra Kulturore Rinore (QKR), nën kujdesin e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media të mbajtur sot në QKR u prezantua programi i këtij festivali ndërkombëtar dhe u theksua se fokusi është përzgjedhje e ngushtë e produksioneve rajonale teatrore dhe botërore, e cila gjithashtu në një vend do të mbledhë entuziastë të teatrit, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Më tej thuhet se në 40 vitet e fundit, në TRH u prezantuan grupe teatrore, artistë të pavarur teatror nga mbi 70 vende të Evropës dhe botës, me mbi 700 shfaqje. Festivali ka një rëndësi të madhe për teatrin dhe jetën e përgjithshme kulturore në Shkup.

“Në periudhën prej 21 shtatorit, kur është edhe hapja zyrtare e festivalit, deri më 27 shtator, në repertorin e festivalit kemi katërmbëdhjetë produksione nga Rumania, Hungaria, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Kosova, ndërsa merr pjesë edhe një mysafir nga teatrot më të njohur të Evropës, teatri ‘Vidi’ nga Lozana, Zvicër “, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në konferencën për media mori pjesë edhe një pjesë e ekipit të shfaqjes “Dogville”, e Mikser Haus, Beograd, e cila është një adaptim teatral i filmit të Lars von Trier, regjisorit të shfaqjes Kokan Mladenoviç, në të cilën ndër të tjera luajnë dhe Branislav Trifunoviç, Milica Majstoroviç dhe Milica Janevski ndërsa muzikën e shfaqjes drejtpërdrejt e interpreton “Vrum” (Vrooom).

TRH këtë vit mori pjesë në festimin botëror të 100 vjetorit të vdekjes së William Shakespeare me filmat e shfaqur falas të xhiruar sipas dramave të Shakespeare-t.

Në kuadër të Festivalit, si një program shtesë do të mbahet edhe promovimi i librit “Rapsodi e teatrit”, publikuar nga TRH dhe QKR, nga filozof francez, dramaturgu dhe profesori Alain Badiou.

Në prag të këtij festivali teatror, gjegjësisht në mbrëmje në ora 20, në kuadër të programit të TRH + programit në QKR do të mbahet shfaqja “Dogville”.

Më parë, në ora 19 do të ketë një ekspozitë të fotografive me një temë teatrore, të fotografit të njohur maqedonas Ljupço Ilievski, të bëra në periudhën nga viti 1984 deri në 1996 nga botimet e repertorit të TRH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button