Veseli: S’ka pazare nëpër zyre për demarkacionin

Kryesia e kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, të mbahet të enjten e ardhshme. As në këtë seancë demarkacioni nuk do të jetë në rend dite.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se duhet një konsensus nacional sa i përket demarkacionit, me qëllim që bashkërisht të tejkalohet kjo sfidë.

“Një duhet ta kenë parasysh qytetarët e këtij vendi. Asnjë vendim në Kuvendin e Kosovës nga asnjë deputet i përgjegjshëm, nuk do të merret që nuk është në interes të vendit. Pjesa më e madhe e kuvendarëve që janë në Kuvend janë njerëz që kanë sakrifikuar. Ka familje të dëshmorëve, ka luftëtarë, ka intelektualë, ka akademik, ka biznesmen duhet shërbejë me kalua nga kjo pjesa e thatë politike, e cila është demarkacion dhe asociacion, në pjesën e cila është e zhvillimit ekonomik. Demarkacioni do të kalon bashkërisht për forcimin e sovranitetit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë dhe asociacioni do të kalojë vetëm në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërsa sa i përket Listës Serbe, Veseli tha se nuk do të ketë pazare nëpër zyre dhe se nuk do të pranohet asnjë kusht i tyre.

“Le ta harron dikush se mundet me bisedua pazare nëpër zyre. Vetëm në mënyrë transparente. S’ka asgjë çka kemi me u marrë vesh na privatisht, pos aspektit transparent. Ne jemi shtet i pavarur sovran. Lista Serbe është pjesë e këtij shteti të pavarur dhe sovran. Jemi shumë të interesuar që me Republikën e Serbisë me pas marrëdhënie të mira fqinjësore. Por Serbia ka marrë fund njëherë e përgjithmonë për Kosovën. Të gjithë ata zëra të cilët mundohen me kthye qoftë influencën virtuale, janë zëra të mjerë dhe qyqarë, të cilët nuk janë dinjitoz për lirinë e sotshme…Lista Serbe është jashtëzakonisht pozitive në Kuvend. Asnjë kusht nuk e ka paraqitur tek unë si kryetar i PDK-së dhe në të njëjtën kohë asnjë kusht nuk ka me vlejt, të jem i sinqertë“, deklaroi Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button