Tekst si ky moti nuk kemi lexuar

[Recension: Remenski erdhi në ministri, drejtorët e qendrave për punë sociale u sëmurën]

Pas sulmeve disaditore me tekste kundër ministreshën për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski, më në fund në hapësirën mediatike të Maqedonisë u paraqit një tekst normal dhe përmbajtësor në aspekt profesional. Fakti që në të ka burime jozyrtare, aspak nuk i pengon artikullit, përkundrazi, vetëm e pasuron atë dhe i jep përmbajtësi. Ky është një teksti i argumentuar, tërësor, e megjithatë i lexueshëm dhe jopretencioz, dhe trajton një temë relativisht “të nxehtë” të politiksë ditore.

remenski-plusinfoLinku deri te artikulli origjinal:  Remenski erdhi në ministri, drejtorët e qendrave për punë sociale u sëmurën

Data dhe koha e publikimit: 10.09.2016, 17,39

Data e recensionit: 12.09.2016

RecensuesVllado Gjorçev

Teksti ka titull të formuluar në mënyrë të drejtë, që i përfshin të dyja palët e involvuara. Ajo që është më me rëndësi, teksti e ka edhe reagimin e sindikatës, e poashtu edhe përgjigjen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Ka informata jozyrtare, mirëpo me to teksti le përshtypje të vërtetësisë. Është përfshirë edhe pala e ministreshës Remenski.

Ndoshta plusi më i madh i tekstit është ajo se përkundër të gjitha spekulimeve në këtë temë, jep përgjigje konkrete në ato pyetje, të cilat qytetarin e Maqedonis, në fakt, më së shumti e interesojnë.

Duke u nisur nga faktet e sakta dhe të vërteta, artikulli i plotëson ato me informata nga burimet adukeate.

Është ndjenjë e këndshme, mirëpo për fat të keq gjithnjë e më e rrallë, kur hasim në ndonjë produkt të kompletuar, të rrumbullakësuar gazetaresk, që i plotëson të gjitha standardet e profesionit dhe kur, thjesht, nuk ka se çka t’i hiqet ose t’i shtohet. Ai në tërësi e ka përmbushur funksionin e tij për të informuar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button