Mbrëmë të shtëna në një shtëpi në lagjen Çento

Në Shkup në rr. “16” në lagjen Çento, mbrëmë në orën 22.45 persona të panjohur me armë zjarri kanë shtënë në shtëpinë pronë e A.F. (44), i cili në atë moment ka qenë në shtëpi me familjen.

MPB sot kumtoi se nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga të shtënat është dëmtuar dritarja dhe fasada e shtëpisë.

Në rrugën kryesore që kalon afër shtëpisë janë gjetur 13 gëzhoja nga municioni me kalibër të panjohur.

Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button