Do të të shqetësoj që të klikosh

[Recension: Dnevnik: Në këto lagje të Shkupit është më e rrezikshme të jetohet për shkak të tërmeteve]

Marrja e teksteve nga mediet e tjera nuk është diçka e panjohur, e as e pazakonshme. Edhe pse kjo flet për një lloj dembelizmi dhe joinvencion, megjithatë, në qoftë marrja e teksteve bëhet në mënyrë korrekte, kjo është në rregull.

Me korrektësi nënkuptojmë që fillimisht të citohet burimi i tekstit, me titullin origjinal si dhe kohën dhe datën e publikimit të përmbajtjes. Aq më tepër, kur merren vetëm pjesë të caktuara nga ndonjë përmbajtje “e huazuar”, atëherë duhet pasur shumë kujdes që të mos ndryshohet konteksti i pjesës ë huazuar, dhe me këtë të keqpërdoret.

09122016-press24-zemjotresLinku deri te artikulli origjinal: Dnevnik: Në këto lagje të Shkupit është më e rrezikshme të jetohet për shkak të tërmeteve

Data dhe koha e publikimit: 11.09.2016 – 22:50

Data e recensionit: 12.09.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

Në rastin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë, bëhet fjalë pikërisht për këtë – për përzgjedhje të pjesëve nga teksti burimor dhe për vendosjen e tyre në kontekst që nuk është autentik dhe i cili aspak nuk e pasqyron kornizën tërësore nga e cila janë marrë pjesët e saj.

Aq më tepër, përmbajtja e re mediatike është “zbukuruar” me një titull, i cili është tepër shqetësues dhe i cili potencon vetëm një aspekt të një teme të ndërlikuar, në esencë shqetësuese, siç janë tërmetet në Shkup.

Në tekstin burimor prej ku është ekstraktuar kjo përmbajtje shqetësuese mediatike, kjo temë është elaboruar në mënyrë tërësore dhe të detajuar nga ana e një eksperti. Kjo përmbajtje paralajmëron, mirëpo, aq sa mundet, është mbajtur llogari që të mos jetë shqetësuese.

Kjo nuk është bërë edhe te teksti që e recensojmë, vetëm me një qëllim – që të klikohet.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button