Para deputetëve ndryshimet e ligjeve për shërbim në ARM dhe për falimentim

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë punën për seancën e 84-t në të cilën në rend dite janë Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe ndryshimet e Ligjit për falimentim, të dytë me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet parashikohet që rreth 3.000 të falimentuar të marrin kompensim mujor prej 7.100 denarë, ndërsa rreth 4.000 ushtarë pas përfundimit të shërbimit të ARM të angazhohen në institucionet shtetërore.
Midis pikave janë edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2004, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë dhe Propozim-ligji për debitim të Republikës së Maqedonisë tek Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim-Banka Botërore për Marrëveshjen për hua të dytë programore për politika zhvillimore për konkurrencë, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Me procedurë të shkurtuar duhet të miratohen edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për libra për arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjit për lëndë të para minerale, Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje dhe për ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe mediale audio vizuale. Midis pikave për të cilat do të debatohet janë edhe propozim-ligjet të cilat janë shënuar me flamuj evropian edhe atë për komunikimet elektronike, për infrastrukturën nacionale të të dhënave hapësirore të RM-së dhe për kontroll të emetimit nga komponime të avullueshme organike gjatë shfrytëzimit të benzinës, të gjithë në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button