Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së flitet për Turqinë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE)  për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, tha se pas shpalljes së armëpushimit në Siri, BE-ja përmes një bashkëpunimi me Turqinë ka mundësinë për dërgimin e ndihmave humanitare në rajon dhe zhvillimin e procesit për zgidhje politike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian i cili vazhdon në Strasburg u vlerësua situata në Turqi në lidhje me tentativën dhe pas tentativës së puçit më 15 korrik nga organizata terroriste Fetullahçi (FETO).

Duke i dhënë informacione Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me vizitën dhe takimet në Turqi, Mogherini tha se BE-ja natën e 15 korrikut ka kaluar në veprim për të mbështetur demokracinë dhe institucionet turke si dhe qeverinë e zgjedhur.

“Si BE kemi dhënë një mesazh të qartë dhe të sinqertë. Atë natë ndodheshim në Mongoli dhe personalisht kam ndërhyrë menjëherë dhe kam kaluar në veprim për të mbrojtur institucionet demokratike”, tha në fjalën e saj Mogherini.

Sipas saj, puçi ushtarak nuk ka vend në një shtet në BE dhe në një shtet kandidat të BE-së. Mogherini theksoi se populli turk u bashkua në mbrojtje të demokracisë me ç’rast tha se “ne e përshëndesim këtë ndjeshmëri”.

– “Turqia për BE-në është një vend kyç” –

Mogherini potencoi se në vizitën e saj në Ankara kanë diskutuar tentativën e puçit dhe zhvillimet më pas. Ajo ka ripërsëritur se PKK-ja sipas BE-së është një organizatë terroriste dhe se kushti për të arritur një zgjidhje është që ajo të lërë armët. Ndër të tjera Mogherini ka shtuar se kanë ndjekur nga afër edhe zhvillimet në Siri.

“Duhet të gjendet një zgjidhje paqësore duke ruajtur integritetin territorial të Sirisë. Armëpushimi është një dritë shprese dhe e mbështesim. Në çështjen e ndihmave humanitare dhe në procesin e paqes BE-ja mund të ndërmarrë detyra të mëdha. Turqia për BE-në është një partner kyç në rajon. Lidhjet tona me Turqinë janë të hapura, serioze dhe të sinqerta. Duhet të mbështesim demokracinë dhe shtetin ligjor në Turqi e cila është një vend kandidat dhe fqinj”.

Ndërsa në lidhje me oparcionin në Jarabulus Mogherini ka vlerësuar se “Jemi të një mendimi se ky problem nuk ka zgjidhje me rrugë ushtarake. Vetëm një proces politik mund të sjellë demokraci dhe mund të ndalë luftën në Siri. Në lidhje me këtë çështje jemi të një mendimi. Armëpushimi i shpallur ose më drejtë nëse drita e shpresës realizohet dhe vazhdon do të jetë efektiv që ne të bashkëveprojmë me miqtë tanë turq për dërgimin e nidhmave humanitare dhe në lehtësimin e procesit politik”.

– “Populli turk e meriton ti ngrihet një statujë” –

Ndërsa kryetari i Komitetit të PE-së për Marrëdhënie me Jashtë, Elmar Brok, në fjalën e tij tha se “Duhet ta kuptojmë vështirësinë në të cilën ndodhet Turqia e cila është një vend që lufton në të njëjtën kohë edhe kundër DAESH-it edhe kundër PKK-së”.

Raportuesja e BE-së për Turqinë, Kati Piri në fjalën e saj ka cekur vizitën e saj në Turqi duke u shprehur se “Populli turk e meriton ti ngrihet një statujë. Falë pluralizmit të medias në Turqi u bë i mundur njoftimi i popullit në natën e 15 korrikut për të cilën dolën në rrugë për të mbrojtur demokracinë”.

– “Si BE nuk mundëm ta kuptonim se sa rrezik të madh përbënte Gylen” –

Komisioneri i BE-së përgjegjës për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn pas fjalimit të anëtarëve në sesionin me temë Turqinë tha se “Turqia e cila në të kaluarën ka përjetuar shumë grushte ushtarake, këtë herë ajo ka ditur ta parandalojë”.

“Gjatë vizitës time kam patur mundësi të bisedoj me shumë përfaqësuese të institucioneve, partive politike, të OJQ-ve dhe përfaqësues të mediave. Populli turk është ende brenda këtij shoku. Duhe të jemi të kuptueshëm ndaj kësaj. Si BE nuk mundëm ta kuptonim se sa rrezik të madh përbënte Gyleni. Edhe sikur të kritikojmë qeverinë, Turqia është një vend i madh ku jetojnë 80 milionë banorë me shumë komponentë. Ne duhet të punojmë për stabilitetin politik dhe ekonomik të Turqisë”, tha ai.

Gjithashtu Hahn ka paralajmëruar anëtarët e PE-së që të kenë kujdes për fjalët që përdorin kur shpjegojnë zhvillimet rreth Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button