Hoxhaj kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Hoxhaj në Strasburg takon eurodeputetët e PE, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Në komunikatën e dërguar thuhet se ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pas vizitës në ditën e parë dhe takimeve me autoritetet më të larta të BE-së në Bruksel, gjatë ditës së sotme është duke qëndruar në Strasburg ku ka takuar shumë eurodeputetë të partive politike të ndryshme evropiane dhe grupet më të fuqishme parlamentare në PE.

Tutje në komunikatët thuhet se në margjina të punimeve vjeshtore të Parlamentit Evropian në Strasburg, Hoxhaj ka takuar ndaras raportuesin në hije për Kosovën nga grupi S&D, Antonio Panzeri, udhëheqësin e Delegacionit për Kosovë dhe BeH, Tonino Picula, Kryetarin e grupit S&D, Gianni Pittella së bashku me Tanja Fajon, raportuesin për Kosovën, David McAllister dhe bashkëudhëheqësin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE, Elmar Brok.

Po ashtu në komunikatë thuhet se në këto takime, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raportin mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për dialogun Kosovë Serbi. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ka qenë kërkesa drejtuar euro-deputetëve, për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave dhe falendërimin për votimin në LIBE javën që shkoi.

“Pata takime shumë përmbajtësore me eurodeputetë, grupet parlamentare dhe raportues që e mbulojnë Kosovën dhe rajonin. I informova për angazhimin dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur të gjitha obligimet nga ana e jonë, në mënyrë që së shpejti të marrim rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Mund të them se kemi një përkrahje të fuqishme nga eurodeputetët që Kosova së shpejti të udhëtojnë pa viza” ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, pritet të zhvilloj edhe një sërë takimesh të ndara me eurodeputetë të tjerë, si dhe me Komisionerin Dimitris Avramopolous dhe Sektarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland.

Në ditën e parë të vizitës në Bruksel, Hoxhaj ka takuar Komisionierin Hahn, Shefen për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe takime në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button