Pamundësia për ta kaluar Demarkacionin, tregues se pushteti po e humbë legjitimitetin

Tërheqja e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, nga rendi i ditës ne seancën parlamentare të 1 shtatorit, dhe pamundësia për ta dërguar atë prapë në legjislativin e vendit, sipas analistëve kosovarë është një indikator që kësaj qeverie po i humbë legjitimiteti.

Analisti Imer Mushkolaj, ka theksuar për Telegrafin se partitë në pushtet kanë frikë se, me gjithë përpjekjet dhe insistimet, nuk do të mund t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta votuar demarkacionin.

Sipas tij, qysh më 1 shtator, kur Isa Mustafa nuk e pati guximin ta hedh marrëveshjen në votim, është bërë e qartë se ky koalicion nuk ka legjitimitet.

“Në një situatë si kjo, qeveria do të duhej të binte dhe Kuvendi të shpërbëhej. Por, duke pasur parasysh se Mustafa me çdo kusht dëshiron ta vazhdojë qeverisjen, ai po e zvarritë dërgimin e marrëveshjes në Kuvend, duke e ditur se nuk do të kalojë – të paktën jo tash për tash dhe nëse iu besohet deklarimeve të deputetëve”, ka theksuar Mushkolaj.

Ai ka thënë se marrë parasysh rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president, deputetët e Kuvendit të Kosovës sipas tij, nuk shquhen për mbajtje fjale dhe parime, duke shtuar se “nuk është e habitshme, nëse disa nga ta ndërrojnë fjalët dhe e përkrahin marrëveshjen”.

E analisti Arben Ahmeti, ka thënë se nuk mund të pritet që kjo Qeveri të mbijetojë gjatë.

Sipas tij, siç është raportuar edhe në Televizionin Dukagjini, tashmë kanë filluar negociatat për një qeveri gjithëpërfshirëse, që do të ofronte stabilitet para se të shkohej në zgjedhje të parakohshme.

“Demarkacioni dhe asociacioni, kanë qenë tregues se kjo qeveri e ka të pamundur mbijetesën kur të ngritën aktakuzat e Gjykatës Speciale, andaj tashmë po kërkohen zgjedhjet para se të ndodh kjo”, ka shtuar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button