Ja pse kanabisi është i dëmshëm për ju

Një studim mbarëbotëror ka identifikuar arsyet se pse kanabisi dëmton pjesë të trurit për të shkkatuar dëme domethënëse afatgjata, transmeton Oranews.tv

Ndërsa truri jonë zhvillohet, ne formojmë zona neurale që shërbejnë për memorien afat-shkurtër.

Ky proces nxjerr jashtë projeksionet e panevojshme, duke lënë vetëm lidhjet sistematike të sakta në këtë zonë të trurit.

Këto zona na lejojnë ne të marrim informacionin e fundit si për shembull se ku kemi lënë çelësat apo celularin, apo se çfarë tha dikush pak moment më parë. Ato gjithashtu veprojnë si fondacion për memorien afatgjatë.

Kërkimet e reja kanë zbuluar se marijuana shkëput lidhjet që formohen në këto zona të trurit, duke krijuar boshllëqe.

Zbulimet e bëra nga Universiteti Osaka i Japonisë na ofrojnë një vëzhgim të vogël por shumë domethënës në mënyrën se si kanabisi ndikon në trurin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button