Lideri i LSDM-së u takua me ambasadoren gjermane Althauzer

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren gjermane Kristine Althauzer, me të cilën bisedoi për realizimin e kushteve për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të rregullta në dhjetor.

“Është i përbashkët qëndrimi se Qeveria teknike dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të funksionojnë në drejtim të sigurisë së kushteve për proces të drejt parazgjedhor dhe zgjedhor dhe se nuk ka alternativë për zgjedhje të lira demokratike që thjesht hapin perspektiva për Maqedoninë dhe për qytetarët”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Zaev ka theksuar se janë të fokusuar në atë që në këto zgjedhje të mundësohet të vendos vullneti i lirë i qytetarëve.

Në takim, siç theksohet, është përshëndetur përkushtimi i LSDM-së në realizimin e rekomandimeve nga Pribe, si dhe hapi i rëndësishëm për eurointegrimin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button