E transformojnë autobusin në një shtëpi dhe udhëtojnë kudo që kanë dëshirë (FOTO)

Çdo njeri në një pikë të jetës mendon nëse thjesht duhet ta lënë punën, t’i shesin gjërat dhe ta udhëtojnë botën me një autobus artistik shkollor. Mogli, Felix dhe qeni i tyre Rudi, sapo e kanë bërë këtë dhe të gjithë ndjehemi pakëz xheloz, transmeton Telegrafi.

Dikur një shëmti me ngjyrë të ndritshme të verdhë, autobusi tani është transformuar në një shtëpi – e kompletuar me një dush, shporet elektrik, shtrat për qen.

Dyshja e dashuruar, të cilët janë së bashku qe tri vite, kishte dëshiruar të shpërnguleshin nga banesa në Berlin për t’u larguar nga ngarkesa e stilit të jetës në qytet. Sidoqoftë, duket se arsyeja kryesore se përse janë larguar nga Berlini ishte qeni i tyre, Rudi. Qeni është i sëmurë në ijë, dhe nuk mund të ecë shkallëve. Kësisoj, çifti ishte detyruar ta mbanin atë deri në katin e tretë, kur kishin jetuar në Berlin.

Megjithatë, se koha për t’u shpërngulur kishte ardhur, këtë e kishin kuptuar kur qeni kishte mbushur 4 muaj dhe peshonte rreth 40 kilogramë.

Mogli dhe Felix kishin blerë një autobus shkolle për 7,000 funte, para se të blinin biletën e aeroplanit për Nju Jork, ku kishin filluar ta transformonin atë. Çifti nuk e kishte parë autobusin para se ta blinin dhe të udhëtonin në gjysmën tjetër të botës. Ju kishte marrë kohë afro 12 javë punë intensive për ta kompletuar transformimin nga autobus në bus-shtëpi.

Pavarësisht se asnjëri nga dyshja nuk kishin qenë ekspertë ndërtimi (ata e pranojnë se nuk kishin pasur ndonjë ide se çfarë janë duke bërë), ata shpejt i kishin mëzuar gjërat bazike në shkurt të këtij viti. Autobusi tani ka një kuzhinë të mahnitshme, shtrat të madhësisë mbretërore, TV me ekran të hollë (bashkë me Netflix) dhe një tualet.

1-70

2-47

Udhëtimin e tyre e kishin filluar në Alaska dhe ishin drejtuar drejt jugut nga aty, ku tani kanë shkuar në Vancouver, Kanada.

Nuk është hera e parë që Felix Starck kishte vendosur të eksplorojë. Në vitin 2013 kishte vendosur të çikloj 17,000 km rreth botës. Aventura e tij kishte filluar në Gjermani dhe rreth Azisë, para se të përfundonte në SHBA. Kjo ishte pjesërisht arsyeja se përse çifti kishte vendosur të shpërngulet nga Gjermania. Posa që dokumentari rreth udhëtimit me biçikletë ishte bërë një hit, dyshja kishin filluar të merrnin famë në Berlin. Në këtë pikë e kishin kuptuar se është koha për t’u larguar. Çifti kreativ tani zgjohen dhe udhëtojnë kudo që kanë dëshirë të eksplorojnë!

3-39

4-28

5-22

6-17

13708279_291007297916839_1306636419639156110_o-780x439

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button