Naumov: Të mos mbahen ankandet e bonove shtetërore deri më 31 tetor

Zëvendësministri plotësues i Financave Kire Naumov në kumtesë deri te mediat njofton se ankandi i sotëm i bonove shtetërore nuk u anulua, por, siç njofton gjatë periudhës së ardhshme prej shtatë ditëve deri te ankandi i ardhshëm i paraparë nuk skadojnë borxhe për kthim drejt kreditorëve të brendshëm.

“Në muajin shtator në bazë të huazimit të brendshëm, borxhe  për kthim arrijnë më datat 7, 21 dhe 29, ndërsa janë paraparë edhe tre ankande për huazim më 20 dhe 27 shtator. Borxhi që skadon më datë 7 të muajit, u kthye me mjete nga ankandi i mbajtur një ditë më herët, me tëc ilën në mënyrë shtesë u rrit për pesë milionë euro”, qëndron në reagimin ku shtohet se po bëhet tentim për manipulim me gjoja zvogëlim të huazimit të vendit drejt zeros.

Siç qëndron në kumtesë, në pajtim me të dhënat zyrtare, borxhi i vendit deri në muajin gusht është më shumë se 79 miliardë euro.

Naumov vlerëson se hapi i duhur dhe kujdesi për ekonominë është të mos mbahen ankandet në kalendar përfundimisht me 31 tetorin të vitit 2016. Në këtë mënyrë, potencon, borxhi ndaj kreditorëve të vendit do të zvogëlohet për 114 milionë euro, mjetet që me të vërtetë mund të përdoren për lëvizje të ekonomisë së Maqedonisë dhe përmirësimin e likuiditetit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button