Berlini kundër idesë për përjashtim të Hungarisë nga BE-ja

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank – Ualter Shtajnmajer sot iu kundërshtua idesë për përjashtim të Hungarisë nga BE-ja, për shkak të politikës së vështirë antimigruese.

“Ajo nuk është pozitë dakorduese e Bashkimit Evropian. Mund ta kuptoj se kur bëhet fjalë për Hungarinë, disa në Evropë e humbin durimin, por megjithatë qasja ime nuk është  ndonjë anëtareje të BE-së t’ia tregoj derën”, deklaroi Shtajnmajer në Rigë në takimin me homologët nga tre vendet baltike.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Berlini, Shtajnmajer ka reaguar në deklaratën e homologut të tij nga Luksemburgu Zhan Aselborn, i cili në intervistë për gazetën gjermane “Di Uelt” kërkoi përjashtim të Hungarisë nga BE-ja për shkak të ndërtimit të rrethojave në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë, me qëllim që refugjatët të ndalen të hyjnë në BE.

Siaps Aselborn, me një pjesë të politikave të tyre Hungaria ka treguar mosrespektim për vlerat evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button