Blejnë shtëpi të rrënuar, e shndërrojnë në super vilë (Foto)

Dy vëllezër iniciatorë e transformuan shtëpinë e rrënuar dhe mbushur me plehra në një banesë familjare që sot kap vlerën e 2 milion dollarëve në vetëm 8 muaj.

 Rob dhe Andrew Gray e blenë godinën për 750 mijë dollarë dhe ia shitën atë një personi të shquar për 2 milionë dollarë.

Rob Gray , i cili drejton me të vëllanë e tij një firmë ndërtimit, tha se shtëpia ishte praktikisht e pabanueshme dhe disa dhoma kishin aq shumë plehra brenda saqë nuk mund të hapeshin as dyert.

Banjat madje as që mund të shikoheshin. Tashmë ajo është kthyer në një vilë super luksoze, transmeton Shqip.

Rob Gray tha për “Daily Mail Australia”, se ata kishin në plan që të blinin një tjetër shtëpi të rrënuar në atë zonë.

“Unë jam shumë i lumtur me punën që bëj. Kënaqem që shtëpinë e vjetër ta kthej në një godinë mjaft të ngrohtë familjare dhe në fund të paguhem në fund të ditës”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button