Të shtëna me armë në veri të Mitrovicës, plagoset një person

Një person është plagosur mesnatën e së hënës pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

“Mbrëmë në orën 1 e 20 minuta pas mesnate është informuar policia se në rrugën “Kral Petar” në afërsi të një fast food-i ka pasur të shtëna dhe përdorim të armëve të zjarrit.  Në këtë rast një person ka pësuar lëndime që ishin shkaktuar nga arma e  zjarrti dhe u transferua në qendrën mjekësore për t`iu  ofruar ndihma mjekësore, “tha për Kossev Zheljko Bojiq shef i operativës në policinë e Kosovës në veri.

Portali “Kossev” raporton se dy të dyshuar në këtë rast janë arrestuar, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit të tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button